Kroacia i dhuron Shqipërisë 10 mijë vaksina anti-COVID

Kroacia i dhuron Shqipërisë 10 mijë vaksina anti-COVID

Kroacia ka dhuruar këtë të enjte 20,000 vaksina kundër koronavirusit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Të dyja vendet do të përfitojnë nga 10,000 vaksina anti-Covid.

Një javë më herët, Qeveria kroate njoftoi se ka ndarë nga 10,000 doza edhe për Kosovën dhe Malin e Zi dhe 30,000 doza për Bosnje e Hercegovinën.

Nuk është bërë e ditur se për cilin lloj të vaksinës bëhet fjalë, por Kroacia prokuron vetëm vaksina të miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), përkatësisht: AstraZeneca, Pfizer/BioNTech dhe Moderna.

Kroacia, vend anëtar i Bashkimit Evropian, ka vaksinuar deri më tani 21.7 për qind të popullsisë. Prej tyre, 6.2 për qind kanë marrë nga dy doza të vaksinës.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kroaci ka arritur në mbi 348,000, ndërsa i viktimave 7,623.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy