Përmbytjet/ Soko: Nuk do të ketë dëmshpërblim. Fermerët e blegtorët nuk ushtrojnë mjaftueshëm presion ndaj qeverisë (VIDEO)

Përmbytjet/ Soko: Nuk do të ketë dëmshpërblim. Fermerët e blegtorët nuk ushtrojnë mjaftueshëm presion ndaj qeverisë (VIDEO)

Eksperti i ekonomisë Pano Soko tha në studion e MCN Live se qeveria shqiptare nuk merr masa për t’i bërë ballë fatkeqësive natyrore edhe pse vendi ynë përfshihet nga përmbytjet dhe zjarret çdo vit. 

 

Më tej Soko tha se buxheti për emergjencat civile është shumë i ulët dhe se qeveria nuk e ka prioritet këtë pjesë edhe për arsyen se ka pak presion nga fermerët dhe blegtorët. 

 

Sipas ekspertit, edhe këtë herë fermerët dhe blegtorët nuk do të dëmshpërblehen. 

 

Jemi i vetmi vend që nuk vëmë mend. Jemi vend me rrezik të lartë sa i përket fatkeqësive natyrore. Jemi vend që në verë zjarri shkrumbon, në vjeshtë dhe dimër ka përmbytje. Përsëritet çdo vit. Nuk na erdhi këtë vit për herë të parë. Do të ndodhë për vit dhe me ndryshimet klimaterike, moti nuk do të jetë kaq bujar sa ka qenë. Në vend që të adaptohemi me realitetin e ri për të mbajtur të sigurt bazën, vijojnë me mospërfilljen duke shpresuar që do jetë ndryshe, emergjencat civile të një vendi që ka 1.5-2 muaj zjarre dhe 3-4 muaj përmbytje janë 55 milionë euro. Ça do bëhet me kaq. Jemi vend që hidrovoret, kanalet e kullimit, infrastrukturën që u ndërtua, por që funksiononte, ne e shkatërruam, me apo pa dashje. Gjen raste ku në mes të hidrovorit tjetri ka ndërtuar shtëpinë. Kanali i kullimit është shuar. Një pengesë që është ndërtuar në mes të kanalit, bën të përmbytet një sipërfaqe prej mijëra hektarësh. Paratë që shkojnë për të rinovuar infrastrukturën që na mbron nga përmbytjet janë gjithnjë e më pak, përmbytjet janë më shumë. Kemi zgjedhur t’i dalim kundërt Zotit. 

 

Jemi në nëntor, kemi dhjetorin, deri në prill. Do rrimë me sytë nga qielli. Nuk e kemi pasur prioritet. Dëmet që shkarkohet në bujqësi dhe blegtori do marrin zero dëmshpërblim.

 

Dëmet që shkakton fatkeqësia natyrore janë të pallogaritshme nëse nuk merr masa. Nuk e di pse zgjedhin ta injorojnë.

 

Nuk ka prioritet se nuk ka fermerë që ngrihen dhe të shkojnë në kryeministri të thonë ku janë kanalet ujitëse, vaditëse etj. Maksimumi i luftës është për pjesën e subvencioneve. Nuk ka presion qeveria nga fermeri, bujku, askush nuk e ka mendjen aty.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy