Kabul/ Atentat i dyfishtë i Shtetit Islamik, 29 viktima

Kabul/ Atentat i dyfishtë i Shtetit Islamik, 29 viktima

Dy shpërthime në Kabul u kanë marrë jetën 29 personave dhe kanë lënë 49 të tjerë të plagosur. Atentatet që mbajnë autorësinë e Shtetit Islamik dhe janë kryer në lagjen qendrore Shash Darak në Kabul, pas ambasadës amerikane dhe ndërtesës së NATO-s. Një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë tha se viktimat dhe të plagosurit u dërguan në spitalet Ëazir Akbar Khan dhe Emergency. Atentati i dyfishtë u ka marrë jetën tetë gazetarëve, ndërsa disa të tjerë janë plagosur.

Shteti Islamik e mori përsipër sulmin. Në një komunikatë të agjencisë së tij të shtypit, Amaq, thuhet se operacioni ka shkaktuar 90-100 viktima.

Ndërsa Komiteti për Sigurinë e gazetarëve afganë, AJSC, bëri të ditur se të paktën 8 prej viktimave janë gazetarë, fotografë dhe kameramanë, ndërsa 6 operatorë të tjerë janë plagosur. Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se qëllimi i shpërthimit të dytë ka qenë për të vrarë reporterët që mbërritën në vendngjarje për të raportuar lajmin e atentatit. Po ashtu për shkak të shpërthimit të dytë kanë mbetur të vdekur edhe punonjës të ndihmës së shpejtë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy