Policia greke ka arrestuar dy shqiptarë të moshës 31 dhe 34 vjeç, nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.
Sipas mediave greke, ata u arrestuan në orët e para të mëngjesit të sotëm në hyrje të Janinës.
Policia ka sekuestruar edhe 22 kg e 300 gram drogë të llojit marijuanë, e cila po transportohej me një automjet, i sekuestruar gjithashtu nga policia.
Gjatë aksionit janë sekuestruar edhe tre telefona celularë.
Hetimi për rastin po vijon nga departamenti i narkotikëve të Janinës, ndërsa të arrestuarit janë dërguar pranë prokurorit atje.



