Policia e Tiranës ndjek “Alfa Romeon”, autorët arratisen

Policia e Tiranës ndjek “Alfa Romeon”, autorët arratisen

Policia e Tiranës vihet në lëvizje mbrëmjen e sotme pas një telefonate misterioze për ndihmë.

Burimet zyrtare tregojnë se policia është vënë në ndjekje të një automjeti tip “Alfa Romeo” pasi një person ka telefonuar në numrin 112 dhe ka denoncuar se nga kjo makinë janë kërcënuar me armë disa qytetarë.

Pas disa minutash ndjekjeje, në rrugën “Siri Kodra”, pranë magazinave autorët e kanë hipur makinën mbi një trafikndarëse dhe më pas e kanë braktisur aty dhe janë larguar me shpejtësi në drejtim të paditur.

Pas një kontrolli të makinës, efektivët e policisë kanë gjetur një sasi të vogël kokaine në kroskot. Ndërkaq po merren shenjat e gishtave dhe po punohet për identifikimin e personave të përfshirë në këtë ngjarje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy