Kandidati për primaret e PD në Durrës, Armand Dervishi, deklaroi në edicionin e lajmeve në MCN TV se gjendja e mjerueshme e qytetit e shtyhu që të bëhej pjesë e garës brenda selisë blu.
Dervishi tha se përfaqëson një frymë dhe model të ri evropian për qytetin, duke vënë në dukje se duke e mirëmenaxhuar bashkinë nuk do të humbasë asnjë qindarkë nga buxheti.
Këtë veprim e kam ndërmarrë duke parë gjendjen e mjerueshme në Durrës, infrastrukturë e degraduar, parkingje të munguara. Arkeologjia po shfaroset, turizmi në një nga nivelet më të ulëta, studentët dhe truri po largohen nga Durrësi. Prindërit dhe xhaxhallarët e mi kanë kontribuar në PD që nga fillimet e saj që nga themelimi i PD. Ka qenë një përputhje e të gjithave, por edhe nga dëshira ime e madhe të kthehem dhe të kontribuoj për qytetin tim, duke e parë në një gjendje kaq të vështirë, kur qytetarëve u mungon edhe gjëja themelore buka. Kam miq dhe shokë që kanë mbaruar studimet, por nuk u jepet asnjë mundësi për të ardhmen e tyre. Ka qenë rekomandim, por edhe dëshira ime si patriot që të kthehem në Durrës, ku të jap kontributin tim, eksperiencën që kam marrë jashtë, potencialin, që të rrëzojmë këtë të keqe të madhe që e ka kapur qytetin në dy dekada. Doja ta përshëndes mikun tim Igli Cara. Unë në këtë garë jam për 14 majin për t’i dhënë fund këtij regjimi që ka kapur qytetin e Durrësit. Unë jam për të kontribuar për qytetin, partinë. Kam ardhur për të mbështetur rininë, për të rikthyer shpresën te rinia. Për të sjellë një model dhe frymë të re, një model evropian për qytetin e Durrësit, për të sjellë risi dhe frymën e re. Unë do jem një menaxhues dhe administrator i përgjegjshëm që asnjë qindarkë të mos e humbin nga buxheti, do punoj për të gjithë, për të rinjtë, prindërit, gjyshërit. Ka një strategji për ta varfëruar popullin për të larguar të rinjtë dhe trurin, për të qëndruar gjithë kohën në pushtet”.
Lidhur me Portin Turistik të Durrësit, Dervishi tha se qytetarëve po u zhvatet një nga resurset e fundit në qytet, porti tregtar, ku sipas tij duhet të investohet dhe jo të zhvendoset në Porto Romano. Ai u zotua se nëse do jetë kryebashkiak do të bëjë transparencë të plotë të vendimeve të Këshillit Bashkiak.
Unë personalisht s’jam kundër investimeve, por që janë në të mirën e qytetarëve. Sapo dolëm nga një pandemi që tregoi se shëndetësia u gjunjëzua, akoma kemi probleme të pazgjidhura të tërmetit. Këtu flasim për port jahtesh me pallate luksoze kur kemi njerëz që vuajnë për bukën e gojës dhe flenë në qiell të hapur. Porti është një nga resurset e fundit që i ka ngelur qytetit si burim të ardhurash dhe punësimi. Edhe kjo po mundohet t’u zhvatet qytetarëve. Jemi mësuar të zhgënjehemi dhe asnjë pretim të mos mbahet. S’jam optimizmit që do ndërtohet porti në Porto Romano, sepse ajo zonë s’i ka mundësitë për ta mundësuar këtë gjë. Duhet të rritet investimi te porti aktual që të rritet kapaciteti. Porti mund të kishte pasur më shumë sukses aty ku është nëse do ishte menaxhuar si duhet. Do jem në krah të qytetarëve, të mbrojmë portin, do kërkojmë transparencë. Nëse do jem kryetar i bashkisë do ketë transparencë të plotë të çdo vendimi të Këshillit Bashkiak”.
Lidhur me protestën e 6 dhjetorit, Dervishi tha:
Shtëpia e shqiptarit është e mikut. Protestat janë ndër elementet themelore të demokracive të shëndetshme. Kjo është një mundësi që krerët evropianë të shohin realitetin në Shqipëri dhe jo fasadat në restorantet e luksit. Unë jam për protestë paqësore”.



