Kreu i agjencisë së refugjatëve Filippo Grandi këmbëngul se një armëpushim në Gaza dhe Liban është mënyra e vetme për të thyer ciklin e dhunës, urrejtjes dhe mjerimit.
Duke folur në një takim të UNHCR-së në Gjenevë, ai thotë se vetëm një armëpushim mund të frenojë valën e një lufte të madhe rajonale me implikime globale.
Grandi bëri me dije se 226 punonjës që punonin për agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë, Unwra, u vranë në Gaza vitin e kaluar.
"Ne nuk mund të pranojmë që jetët e humanitarëve të konsiderohen si dëme të thjeshta kolaterale”, thotë Grandi.



