
Ramush Haradinaj lirohet me kusht.
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është liruar me kusht nga Gjykata e Apelit në Colmar të Francës.
Gjykata në Colmar të Francës, pas shqyrtimit të dokumentacionit për rreth një orë, ka vendosur që Haradinaj të lihet i lirë me kusht që të mos dalë nga Franca dhe të lajmërohet tek autoritetet dy herë në javë.
Avokatja e Haradinajt, Rachel Lindon ka kërkuar nga gjykata lirimin e tij, ku pas shqyrtimit të dokumentacionit, gjykata në Colmar vendosi që Haradinaj të lirohet me kusht.
Lideri i AAK-së u arrestua më 4 janar në Francë në bazë të të një fletë-arresti të lëshuar nga shteti serb në vitin 2004.



