4 të vrarë dhe 11 të plagosur nga sulmi me armë në tregun e Krishtlindjeve në Strazburg (VIDEO)

4 të vrarë dhe 11 të plagosur nga sulmi me armë në tregun e Krishtlindjeve në Strazburg (VIDEO)

Katër persona janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë në qytetin lindor francez të Strasburgut, bën me dije policia.

Policia tha se agresori kishte goditur në vende të ndryshme rreth qendrës së qytetit ku po zhvillohet tregu i famshëm i Krishtlindjeve, i cili tërheq miliona turistë çdo vit.

Dëshmitarët thanë se personi i armatosur kishte gjuajtur "disa herë" në disa vende të ndryshme.

Oficerët e sigurisë rrethuan zonën dhe ndaluan tramvajet, ndërsa policia u kërkoi banorëve të qëndronin në shtëpi dhe restorantet u urdhëruan të mbylleshin dhe të mos linin klientët të largoheshin.

Ngjarja ndodhiafër një marketi që shiten produkte për festën e Krishtlindjeve, në një nga sheshet qendrore, Kleber.

The entrance to the Christmas market in Strasbourg (pictured above) 

Të shtënat u dëgjuan në marketin e Krishtlindjeve në Strasburg, që vizitohet nga milionë turistë cdo vit.

"Të shtëna në qendër të Strasburgut. Çdo njeri duhet të qëndrojë në shtëpi dhe të presë për një sqarim të situatës", shkruajti nënkryetari i bashkisë së Strasburgut, Alain Fontanel, në Twitter. 

Tregu i Krishtlindjeve i Strasburgut, i cili filloi në 1570, është një nga ngjarjet më të njohura sezonale të Francës.

Parlamenti Evropian aktualisht është në Strasburg. Deputetëve iu dërgua një mesazh që i këshillonte ata të mos dilnin për ngrënie në qendër të qytetit dhe se duhet të qëndroni brenda dhe mos të dilnin.

"Vendimi është marrë, si një masë parandaluese, për të mbyllur ndërtesën e Parlamentit Europian në Strasburg. Ne ju kërkojmë të qëndroni të qetë dhe të sigurt brenda lokaleve të PE-së", thuhet në mesazhin e dërguar.

Disa eurodeputetë raportuan se në qendrat e qytetit, restorantet raportuan se kishin dëgjuar të shtënat me armë zjarri, shkruan Guardian.

Franca mbetet në alarm të lartë pasi ka pasur një valë sulmesh të porositura ose të frymëzuara nga militantët e Shtetit Islamik në 2015 dhe 2016, gjë që vrau më shumë se 200 vetë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy