Sot në orën 11:00 do të bëhet shugurimi i Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë, njofton Klan Kosova.
Këtë ceremoni do ta drejtojë i dërguari i posaçëm i Papa Françeskut, kardinali shqiptar Ernest Simoni Troshani, në bashkëmeshim me argjipeshkvij, meshtarë e rregulltarë nga Kosova dhe jashtë saj.
Shugurimi i Katedrales në Prishtinë bëhet me rastin e 20-vjetorit të ndarjes nga jeta të Shenjtores Nënë Tereza, e cila ishte shpallur shenjtore nga kreu i Vatikanit, Papa Françesku.



