Njihni pasuesen e Ajnshtajnit, kubanja 22-vjeçare që ka mrekulluar gjenitë e fizikës (FOTO)

Njihni pasuesen e Ajnshtajnit, kubanja 22-vjeçare që ka mrekulluar gjenitë e fizikës (FOTO)

Ajo është vetëm 22 vjeçe dhe quhet Sabrina Gonzalez Pasterski. Nuk ka “Facebook”, “Instagram” apo “Tuiter”. Nuk pi cigare dhe as alkool. Dashuron fizikën dhe të gjithë ata që e njohin e cilësojnë pasuese të denjë të Ajnshtajnit. Stephen Hawking lexon prej vitesh kërkimet e saj shkencore dhe Jeff Bezos përpiqet ta bëjë pjes të programit hapsinor “Blue Origin”. Sabrina është diplomuar në Massachusetts Institute of Technology në Boston dhe po mbaron doktoraturën në Harvard.

Aktualisht pos tudion vrimat e zeza, gravitetin dhe ligjet e fizikës që kanë të bëjnë me kohën dhe hapësirën. Profesorët e saj kanë mbetur të habitur kur e kanë njohur. Në moshën 14-vjeçare, Sabrina ndërtoi një prototip avioni.

Kërkimet e saj shkencore mund të ndryshojnë tërësisht konceptin që paraardhësit e saj në fizikë kanë për universin. Ato kanë mbërritur deri në zyrat e NASA-s, duke mahnitur edhe mendjet më brilante të SHBA-së.

Sabrina është me origjinë kubane, por e lindur në Amerikë. Prindërit e saj janë vendosur në periferi të Çikagos shumë vite më parë. Sabrina nuk i pëlqen rrjetet sociale. I vetmi rrjet që ajo ka është faqja “Physicgirl”, ku publikon kërkimet dhe shkrimet në media ku flitet për të.

Edhe pse e re në moshë, ajo është me këmbë në tokë dhe ka një teori të vetën për zbulimet shkencore. “Nëse një teoricion thotë se do të zbulojë diçka në një hark të gjatë kohor, ky është konfirmimi se nuk do të zbulojë asgjë”, thotë ajo.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy