“Laboratori” ku u zbuluan mijëra diploma/ Si kaloi në heshtje zbulimi i Universitetit të Zall Bastarit (VIDEO)

“Laboratori” ku u zbuluan mijëra diploma/ Si kaloi në heshtje zbulimi i Universitetit të Zall Bastarit (VIDEO)

Nën rutinën e zhvillimeve të ngjeshura, Aktualiteti i Javës që lamë pas prodhoi edhe një zbulim më fushën e dijes dhe diplomave Universitare. Një magazinë e denjë për ta titulluar Universiteti i Zall Bastar u zbulua në fshatin në periferi të Tiranës.

 

Në profilin zyrtar të bashkisë së kryeqytetit Zall-Bastari prezantohet si njësi administrative. Sipas të dhënave kjo njësi ndodhet rreth 18 km nga kryeqyteti në një zonë të thyer malore dhe përbëhet nga 12 fshatra.

 

Territori kodrinor-malor të ofron pamje piktoreske. Në faqet e kodrave deri lart në male, që vijëzohen me rrëpira të shumta, dallohen fshatrat dhe lagjet e tyre, thuhet në përshkrimin e bashkisë.

 

Më tej vijon me të dhënat gjeografike e demografike: “Zona ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 132 km². Në sipërfaqen e përgjithshme 785 ha janë tokë bujqësore dhe 4500 ha janë pyje e kullota. Kjo zonë ka qenë e banuar që në shek. Veprimtaria ekonomike e banorëve bazohet në blegtori, bujqësi, pemëtari e tregti”.

 

Por ajo që mungon është zbulimi i Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës dhe Prokurorisë, ku me një hetim disa javor arritën të zbulojnë aty edhe një universitet.

 

Emisioni “FactCheck” në MCN TV, ka vendosur ta titullojë Universiteti i Zall Bastarit, i cili edhe pse s’kishte godinë apo staf, ka diplomuar me mijëra shqiptarë e shqiptare të interesuar në fusha të ndryshme social-ekonomike të vendit.

 

Rektori i vetëshpallur i Universitetit të “Zall Bastarit” ishte 51-vjeçari Abas Tafa, jo pak i njohur edhe përpara se të arrestohej në kushtet e flagrancës.

 

Tafa, një arsimtar dhe ish-drejtor shkolle në Zall Bastar, prej disa vitesh kishte nisur dy karriera. Atë politike që e shfaqte në rrjetet sociale dhe atë të padukshme si rektor në hije, duke prodhuar diploma false kundrejt vlerës 1000 deri në 2000 euro.

 

Mesditën e të premtes më 9 prill 2026, agjentët e krimit ekonomik trokitën në banesën e Tafës, aty ku ai kishte edhe selinë e Universitetit të Zall Bastarit.

 

Policia njoftoi se në operacionin e koduar “Laboratori” “Sekuestrohen qindra dokumente të dyshuara të falsifikuara dhe sende të tjera të kundërligjshme, që shërbenin për ushtrimin e kësaj veprimtarie kriminale. Vihet në pranga një shtetas. 

 

Seksioni i Hetimit të Krimeve Ekonomiko-Financiare, nën drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i një pune të mirë organizuar, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Laboratori”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua shtetasi A. T., 51 vjeç. 

 

Gjatë kontrollit të banesës së 51-vjeçarit, në Zall-Bastar, shërbimet e Policisë zbuluan një ambient të fshehtë, të kthyer në laborator për prodhimin dhe falsifikimin e diplomave të shkollave të mesme, universiteteve, programeve master dhe licencave profesionale”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy