Ish-ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi, e cilëson shumë të rëndësishëm takimin Kurti-Vuçiç, i cili po mbahet sot me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian në Bruksel. Në një analizë në studion e lajmeve të MCN TV, Bumçi tha se përtej çtensionimit të situatës aktuale, punë duhet të përqendrohet te zgjidhja afatgjatë e çështjes. Në këtë pikë, Bumçi sheh një Serbi që përpiqet të fitojë kohë dhe e mban njërën këmbë në Europë, tjetrën në Rusi.
Besoj që takimi është shumë i rëndësishëm, një hap çtensionues pas situatës së rënduar me braktisjen dhe dorëheqjet që dhanë zyrtarët serbë. Është masë afatshkurtër e menjëhershëm. Ndërsa diskutohet për çtensionimin, paralele duhet të diskutohet si Serbia do të detyrohet të zbatojë marrëveshje që nuk i ka zbatuar, duhet të ecet drejt njohjes së Kosovës. Serbia po luan me dy porta, një këmbë e mban në Europë, një në Rusi. Marrëveshja e targave është arritur më parë, është shtyrë, u shty prapë. Çfarë do të ndodhë kur të përfundojë ky afat? Ne duhet t’i japim një përgjigje kësaj sjelljeje të Rusisë. Duhet çtensionuar situata. Duhet bërë në diskutim me partnerët. Një situatë e tillë vjen për shkak të Ukrainës.
Para ndërhyrjes, Serbia kishte një mundësi dha hapësirë manovrimi. Sot në agresionin rus ndaj Ukrainës, gjithçka është bërë e qartë. Duhet çtensionuar situata, por duhet të bindim Serbinë si do e zgjidhim këtë situatë.



