
Netflix-i, gjigandi televiziv, ka njoftuar se tani e tutje prodhimet e tij origjinale të përcaktuara për një audiencë të re nuk do të ketë skena, në të cilat aktorët përdorin duhanin. Njoftimi erdhi pas studimit të një grupi kundër duhanpirjes “Truth Initiative”, sipas të cilit, skenat në të cilat shfaqen cigare në programet më popullore për grupmoshat 15-24 vjeç, janë trefishuar në vitin 2018.
Hulumtimi zbuloi se përfaqësimet e cigareve ose cigareve elektronike janë më të shpeshta në Netflix sesa në rrjetet e tjera televizive ose kabllore.



