Shpesh mendojmë se yjet e kinemasë apo muzikës jetojnë në mes të luksit. Por si të gjithë ne, edhe ata mund të kenë problem financiare. Ja pesë prej tyre që janë detyruar të deklarojnë falimentin.
Pamela Anderson – Bjondia seksi e ka gjetur veten pa para pas rikonstruksionit të shtëpisë me një kosto 1.1 milionë dollar dhe një sasie shumë të madhe parash borxh të akumuluara nga taksat e papaguara. Kjo e detyroi atë të deklaronte falimentin në vitin 2012. Sot duket se më e keqja ka kaluar. Anderson po ndjek karrierën si aktore dhe po jeton një histori dashurie me themeluesin e Wikileaks, Julian Assange.
Courtney Love – Pas vdekjes së të shoqit, Kurt Kobain, ajo u fut në një spirale dëshpërimi. Kur e kaloi periudhën e zisë, ajo e gjeti veten me një mal borxhesh dhe problemesh. Në këto kushte u detyrua të shiste shtëpinë dhe 25% të të drejtave të autorit të grupit “Nirvana”.
Nicholas Cage – Aktori ka premtuar se do të paguajë deri në qindarkën e fundit çdo taksë të prapambetur në totalin prej 14 milionë dollarë. Nga pasuria e tij prej 150 milionë dollarësh, pak ka mbetur. Jeta e shfrenuar me kështjella, “Lamborghini”, kafshë të rralla, ishuj në Karaibe dhe jahte e ka zvogëluar dukshëm buxhetin e tij në 20 vitet e fundit.
Lauryn Hill – Ish-këngëtarja e grupit “Fugees”, në vitin 2013 kishte në total 1.3 milionë dollar taksa të papaguara mbi një pasuri prej 1,8 milionë $, të fituara në periudhën 2005-2007. Duke marrë parasysh sukseset e albumeve të saj, është e çuditshme arsyeja pse ajo jeton në kushte modeste.
Wesley Snipes – Aktori me ngjyrë që ishte në kulmin e karrierës pas viteve ’90 ka bërë shumë para me filmat aksion. Por shumica e të ardhurave të tij nuk janë deklaruar. Ai akuzohet për evasion fiskal, çka e ka detyruar të shpallë falimentin në vitin 2006. Ai është deklaruar evazor për një shumë prej 12 milionë dollarësh në 6 vite dhe ka kaluar 3 vjet në burg dhe arrest shtëpie për këtë vepër.



