
Rusia thotë se SHBA-të po e shtyjnë Italinë drejt vetëvrasjes ekonomike. Në një postim, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se “Roma po shtyhet drejt vetëvrasjes ekonomike nga furia e sanksioneve euroatlantike”, dhe si rezultat, kompanitë italiane të “shkatërrohen nga vëllezërit jashtë kufijve”, pasi kompanitë amerikane sot paguajnë 7 herë më pak energji elektrike se ato italiane”.
“Sanksionet janë kthyer në një instrument konkurrence të pandershme” ndaj prodhuesve italianë, shton Zakharova, sipas së cilës “kur kompanitë italiane të pësojnë kolaps, ato do të blihen me çmim të ulët nga amerikanët”.
Plani italian për reduktimin e varësisë nga burimet ruse të energjisë, i zhvilluar nga ministri i tranzicionit ekologjik, Roberto Cingolani, “i imponohet Romës nga Brukseli, i cili nga ana e tij vepron me urdhra nga Uashingtoni, por në fund do të jenë italianët ata që do të duhet të vuajnë".
Ndërkohë nga Komisioni Evropian nuk i japin rëndësi kësaj deklarate. Zëdhënësi i KE tha se nuk humbet kohë për të komentuar "deklaratat e çmendura të personaliteteve ruse".



