
Për analistin Ylli Rakipi, qeveria Rama 3 nuk solli asnjë surprizë. Në studion e lajmeve në MCN TV, Rakipi tha se me pushtetin që ka grumbulluar, Rama ka luksin të bëjë cilëndo qeveri të dojë. Rakipi parashikon për kabinetin e ri një qeverisje si ajo e dy mandateve të para, pasi siç u shpreh ai, edhe kjo qeveri ka fytyrën e Ramës, kjo edhe për shkak të opozitës së dobët që ka përballë.
Edi Rama ka luksin të bëjë cilën qeveri të dojë. Ishte e pritshme, nuk kishte kureshtje se çfarë do të ndërtonte më pas. Ishte një retushim. Është qeveria “Rama” për shkak të 74 mandateve të qarta. Ne kemi Edi Ramën numër 3 dhe jo ndryshime thelbësore. Ai ka marrë dy mandate dhe do të vazhdojë të qeverisë siç ka qeverisur. Ai e ka luksin të bëjë çfarë të dojë në këtë vend. Kjo sepse opozita përballë Ramës është mjaft e dobët. Ata po përpiqen me të gjitha mënyrat të kenë poste në opozitë.



