Ambasadori i OSBE-së Bernd Borchardt e saktësoi deklarimin e tij për 2 miliardë euro para krimi që qarkullojnë në Shqipëri. Ai tha se këto para qarkullonin para vitit 2013, por shtoi se italianët dhe grekët po kapin sasi të mëdha kanabisi. Ministri Tahiri shtoi se lufta ndaj kanabisit do të jetë e ashpër.



