Nën arrest drejtori i komanduar i burgut të Reçit në Shkodër

Nën arrest drejtori i komanduar i burgut të Reçit në Shkodër

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka arrestuar mbrëmjen e djeshme drejtorin e komanduar të burgut të Reçit, me urdhër të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Gjykata e Shkodrës nga ana tjetër, ka caktuar masën “arrest me burg” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për Ervis Zikën, me detyrë drejtor i komanduar i burgut.

Dyshohet se Zika ka shpërdoruar detyrën, duke futur sende të ndaluara në ambientet e vuajtjes së dënimit.

Po ashtu, ai akuzohet edhe për vjedhje të karburantit,përmes firmosjes së kartelave fiktive. 

Arrestimi i Zikës vjen pas disa ngjarjeve të ndodhura më parë në këtë burg, që në kohën kur drejtohej nga Maliq Meta. Meta është shkarkuar nga posti i drejtorit të Burgut të Reçit në Shkodër, më 12 janar të këtij viti.

Bashkë me të edhe Robert Bundo Shefi i policisë në këtë institucion dhe polici Gëzim Qoshku.

Pezullimi i tyre nga puna erdhi pas akuzave se falsifikuan raportin për një konflikt fizik brenda burgut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy