Pas reagimeve të para në lidhje me shtetasin turk, me profesion mësuses, i cili është dëbuar nga Shqipëria, vjen reagimi nga një tjetër eurodeputete.
Rebecca Harms është e dyta eurodeputete që dënon rrëmbimin e 42-vjeçarit Harun Çelik dhe kërkon hetim të pavarur e të plotë të kësaj ngjarjeje.
Përmes një njoftimi në Twitter Rebeca Harm shkruan se kërkohet urgjentisht një hetim i pavarur i këtij rasti dhe rasteve të ngjashme të rrëmbimeve të shtetasve turq jashtë vendit
Kujtojmë se ,se 42-vjeçari Harun Çelik është deportuar në Turqi pas vuajtjes së dënimit në Shqipëri për veprën penale përdorim i dokumenteve të falsifikuara. Për këtë veprim, shtetasi turk është dënuar me 5 muaj. Pas përfundimit të dënimit ligji shqiptar parashikon që shtetasit e huaj të deportohen në vendin e tyre.
Sipas policisë shqiptare ky i fundit “nuk ka kërkuar azil” dhe është dëbuar nga policia e emigracionit. Ndërkohë që avokati i tij ka pretenduar se nuk kishte kohë të kërkonte azil.



