Kukan: Po përpiqemi t’i mbushim mendjen Bashës për dialog, Rama bëri lëshime serioze

Kukan: Po përpiqemi t’i mbushim mendjen Bashës për dialog, Rama bëri lëshime serioze

Eurodeputeti Eduart Kukan, ndjekës-raportues për Shqipërinë në PPE, thotë se përpjekjet për arritur te dialogu politik në Shqipëri vijojnë. Në një intervistë për TVSH, Kukan thotë se “Po përpiqemi t’i mbushim mendjen kryetarit të Partisë Demokratike se vetëm me dialog e tryeza bisedimesh, mund të arrihen zgjidhjet politike. E nuk heqim dorë nga kjo”.

Ai i ka cilësuar propozimet e kryeministrit Rama “lëshime serioze ndaj opozitës”, ndërsa shton se çdo bojkot i zgjedhjeve dhe çdo bojkot i Parlamentit nuk është standard europian.
“Jam i shqetësuar për situatën në Shqipëri, sepse zgjedhjet po vijnë, koha fluturon dhe ne ende nuk kemi kushte të vendosura politike për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike. Për mënyrën sesi shkuan negociatat, ato nuk sollën ndonjë rezultat, edhe pse pati shumë misione, shumë thirrje, diskutime, por sërish nuk ka asnjë marrëveshje. Nga qëndrimet e kryeministrit dhe të liderit të opozitës, kuptoj se takimi nuk ishte i sukseshëm e ne dëshirojmë të shohim se Shqipëria ecën përpara pas zgjedhjeve. Kështu që, çdo bojkot i zgjedhjeve, çdo bojkot i parlamentit, nuk është standard europian! Prandaj, ne po mundohemi t’u mbushim mendjen partnerëve tanë, Lulzim Basha dhe partinë e tij, se është e domosdoshme për t’u angazhuar në dialog politik, për zgjidhje politike dhe ne ende nuk heqim dorë nga kjo. E di se është kohë e shkurtër dhe qëndrimet e palëve janë shumë larg, por ne do të vijojmë të dërgojmë të tilla mesazhe në mënyrë që të ketë zgjedhje demokratike e të lira, me pjesëmarrjen e të gjitha partive politike, sigurisht, sepse pa pjesëmarrjen e të gjithave, dëmtohet vendi, lëndohen të gjithë.
Ne, më të vjetrit që jemi marrë në këtë punë me Shqipërinë, e dimë tepër mirë se është humbur shumë kohë për shkak të “kokëfortësisë politike” të elitës politike. Kjo duhet lënë mënjanë me të vërtetë dhe ata, të gjithë, duhet të sillen me përgjegjshmëri për vendin e tyre.”
Kukan ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjes se çfarë mund të ndodhe me PD-në nëse nuk futet në zgjedhje. Ai shton se lëshimet e kryeministrit Rama për opozitën ishin serioze. “Mendoj se ato ishin lëshime serioze ndaj opozitës dhe unë do të kisha dashur që zoti Basha të thoshte se ai donte qeveri teknike e votim elektronik, por dhe se, nëse kishte mundësi të tjera për ta bindur atë se gjithçka do të jetë në rregull, nën kontroll, ai do të kishte qenë i gatshëm për ta marrë në konsideratë atë”, tha Kukan. “Ne e kuptojmë pozicionin e zotit Basha përsa i takon çështjeve në vend që kërkojnë një qasje më radikale, siç përmenda korrupsioni, trafiku i drogës e me radhë, por mbi pjesëmarrjen në zgjedhje, ne jemi shumë …, kjo është çështje e panegocieshme” tha ai.

“Standardi europian është që lufta politike të kryhet brenda parlamentit e në zgjedhje dhe ne ende nuk kemi rezultat përfundimtar e refuzoj të komentoj mbi të. Ne ende po përpiqemi të bindim partnerët tanë se është edhe në interes të tyre, por më së shumti në interes të Shqipërisë, që ata të marrin pjesë në zgjedhje” tha ai.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy