Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Jamarbër Malltezit

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Jamarbër Malltezit

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Jamarbër Malltezit, i cili kërkoi kthimin e celularit, kompjuterëve dhe disa dokumenteve që iu sekuestruan në kuadër të hetimeve për aferën e privatizimit të kompleksit Partizani.

Pas sekuestrove të pasurive që kanë në fuqi, Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin mbi bashkëankimin e depozituar bashkë me studion “Pustina” ku SPAK ka sekuestruar dokumentacione në kuadër të hetimeve për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Ky ankimim u rrëzua nga Gjykata e Lartë duke lënë në fuqi sekuestrimin e dokumenteve pasi më herët, po Gjykata e Lartë la në fuqi edhe sekuestrimin e pasurive të Malltezit në kuadër të hetimeve. 

Dhëndri i ish-kryeministrit Berisha, akuzohet për veprën penale korrupsion lidhur me privatizimin e Kompleksit Partizani, për veprat penale “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy