Policët britanikë nuk dallojnë çajin e malit nga kanabisi, mbajnë shqiptarin 15 orë në qeli

Policët britanikë nuk dallojnë çajin e malit nga kanabisi, mbajnë shqiptarin 15 orë në qeli

Një 53-vjeçar shqiptar u arrestua gabimisht në Britaninë e Madhe, pasi oficerët e policisë menduan se çaji i malit që ai posedonte ishte marijuanë.

Agim Agaj u kontrollua dhe u mbajt 15 orë në komisariat pasi ndalimit teksa qarkullonte me një furgon.

“The Sun” tha se skena ishte shumë larg nga ato të arrestimit të bosëve të drogës në serialin televiziv Narcos, sepse në kontejnerin mes sediljeve kishte vetëm çaj mali.

Duke folur për tabloidin britanik  Agimi rrëfen: “Ishin dy policië. Njëri hapi derën e furgonit dhe pa se kisha një enë të madhe plastike. Ai i tha policit tjetër: Ka marijuana! Unë thashë: Nuk është drogë, është çaj mali!

Agimi shton se oficerët nuk i dëgjuan shpjegimet e tij por e arrestuan, ndonëse çaji nuk ka të njëjtën pamje me barin, si dhe nuk ka të njëjtën aromë.

Edhe një fëmijë mund ta ndajë çajin nga kanabisi”, shprehet me humor shqiptari.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy