
Denis Mançe dhe Xhesika Elezi janë çifti që ishin dikur bashkë, por të ndarë u futen pa dijeni për njëri tjetrin, si pjesëmarrës veç e veç, në programin ‘Love Island’.
Të ftuar në programin e mëngjesit në “Zgjohu me MCN”, ata sollën emocionet se si u ndodhën të ndarë për të aplikuar në program, dhe e rigjetën veten për tu bashkuar sërish.
Xhesika:
Në fakt ne kishim muaj që ishim ndarë dhe unë kur aplikova në “Love Island”, nuk e dija që edhe ai kishte konkurruar. E zbulova që kur doli video dhe nga disa pjesë të trupit në klip unë e kuptova që ishte ai, dhe e thirra produksionin që për korrektësi u thashë e njoh këtë person.
Ndërsa kur u futem në atë program, impakti i parë ishte ndjesi shumë e çuditshme sepse unë vajta me mendimin se me ketë person ai rrugëtim ishte ndërprerë, dhe kur unë e kisha për të hyrë brenda nuk e dija që po priste Denisi dhe kur më thanë mund të hysh veç kur e pashë përpara dhe mu prezantua me emër, dhe kur e gjeta përballë, nuk e di, po më dilte zëmra nga vendi.
Me pas brenda formatit, kur u zumë me Denisin, ndodhi mesazhi i mamit që më shqetësoi por mundohesha ta kuptoja se çfarë ka parë mami, do ta shfrytëzosh këtë eksperiencë
Historia e dashurisë që lindi vite më parë gjeti ribashkimin tonë në këtë program.
Denisi:
Ne nuk u ndamë me zënkë, u ndamë me mirëkuptim dypalësh, nuk ishte rastësi.
Nëse e keni parë brenda shtëpisë, unë nuk pata asnjë ngjitje me gocat tjera aty, nuk ishin tipi im. Ne u ndamë dhe unë aplikova, isha duke bërë master dhe thashë ta provoj këtë.
Edhe pse ishim ndarë, unë kisha shumë besim në Xhesikën, ta lija në mesin e shumë meshkujve dhe e dija që zemra e saj ishte te unë.
Kur ndodhi zënka, unë e kuptova mamin e Xhesikës, sespe une nuk po e mbysja Xhesikën, sepse ne të dy donim që të ishim bashkë.
Pastaj kur dolëm, ne u sqaruam dhe folën në telefon me mamin e saj, dhe e sqaruam atë pjesë të insertit, sepse unë e kisha si mesash indirekt, dhe kur folëm më tha, tani e kuptova që ti e do Xhesiken.
Kur dolëm e ka takuar me tërë fisin, përveç me prindërit sepse ende nuk kemi pasur mundësi të shkojmë në Greqi kur jetojnë ata.
Tani ne fituam njëri-tjetrin përfundimisht, ne donim të ishim real aty, për ne ana monetare nuk ishte asgjë aty, tani nuk rrimë dot pa njëri-tjetrin.



