Gjykata liron vëllain e deputetit/ Simoni: Arrestimi nga policia u konsiderua i paligjshëm

Gjykata liron vëllain e deputetit/ Simoni: Arrestimi nga policia u konsiderua i paligjshëm

Ndalimi i vëllait të deputetit të Partisë Socialiste Eduard Ndreca nga policia ishte i paligjshëm. Në këtë konkluzion ka dalë Gjykata e Lezhës, e cila vendosi masën “detyrim paraqitje”, kërkesë që u bë në seancë nga prokuroria Irena Sufi.

Për Armando Ndrecën nuk ka prova që është përfshirë në këtë veprimtari kriminale, ndërsa për dy personat e tjerë që u gjetën në stan u vendos masa “arrest në burg”.

Reporteri i Mcn në Lezhë Juli Simoni në një raportim për edicionin e lajmeve bëri me dije:

Vëllai i deputetit të PS Eduard Ndreca, i cili u arrestua tre ditë më parë si i përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike në Lezhë, do të hetohet në gjendje të lirë. Pasi dëgjoi palët gjyqtarja e cilësoi të paligjshëm nga policia ndalimin e 32-vjeçarit Armando Ndreca dhe vendosi ndaj tij masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’, masë e cila u kërkua edhe nga prokuroria e çështjes, e cila pavarësisht kërkesës që kishte bërë që ai të qëndronte në burg, pasi u njoh me provat dhe pretendimet e të arrestuarit ndryshoi qëndrim, me pretendimin që s’ka prova të mjaftueshme që implikojnë 32-vjeçarin”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy