Nis sot Panairi i Librit në Tiranë/ 95 ekspozues me moton “Libri na bashkon të gjithëve”

Nis sot Panairi i Librit në Tiranë/ 95 ekspozues me moton “Libri na bashkon të gjithëve”

Ngjarja më e madhe e librit hap siparin sot në Tiranë. 

Panairi i Librit nis sot në Tiranë me një sërë aktivitetesh. “Libri na bashkon të gjithëve” kjo është motoja e edicionit të 26-të të Panairit të Librit, që nis sot në Pallatin e Kongreseve.

Këtë vit në panair do të jetë pjesëmarrja e 95 ekspozuesve, shtëpi botuese, institucione të arsimit të lartë dhe të tjera që punojnë me librin.

Një ditë më parë kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë Petrit Ymeri u shpreh se panairi është aktiviteti më i madh kulturor në vend, jo vetëm libror. Sipas tij kosto e panairit kap shifrën e 200 mln lekëve të vjetra.

Panairi do të mbledh rreth vetes shumë shkrimtarë nga Shqipëria, Kosova, por edhe të huaj. Nga këta të fundit më i shquari është Lilian Thuram, futbollist i jashtëzakonshëm, por ai këtë radhë vjen në kostumin e shkrimtarit. Pastaj vlen të përmendet Ilide Carmignani, një personalitet i letërsisë, jo vetëm italian, por edhe evropian.

Në ditën e dytë të panairit, Shoqata e Botuesve organizon një seminar rreth problemeve të përkthimit të letërsisë për fëmijë dhe adoleshentë në shqip. Në këtë seminar është e ftuar edhe një përkthyese italiane, konsulente editoriale e Sallonit të Librit në Torino, përkthyese e Bolanos dhe Markezit dhe organizatore e seminareve me këtë temë, Ilide Carmignani.

Panairi do të shoqërohet me një sërë aktivitetesh promovuese, ndërsa në 19 nëntor do të ndahen edhe 4 Çmimet e përvitshme, të përzgjedhura nga juria e kryesuar nga gazetarja Arta Marku.

Si çdo vit, do të zhvillohet edhe kësaj here, konkursi i Çmimeve të Panairit për titujt e rinj nga të gjitha trevat shqiptare (për autorin, përkthyesin, librin më të mirë për fëmijë etj.)

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy