Meta dhe Kryemadhi dalin nesër para GJKKO

Meta dhe Kryemadhi dalin nesër para GJKKO

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deputetja Monika Kryemadhi dhe dy të pandehurit e tjerë do të dalin ditën e nesërme para Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për komunikimin e masës së sigurisë.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sot, më datë 22.10.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit për personat nën hetim Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Piro Xhixho dhe Ema Çoku”. Bazuar në nenin 248 pika 1 të K.Pr.Penale, seanca gjyqësore për shqyrtimin e kësaj kërkese do të zhvillohet më datë 23.10.2024 ora 09:30. Tiranë, më datë 22.10.2024 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftim.

Ilir Meta u arrestua ditën e djeshme për dosjen e skandalit të lobimit të Partisë së Lirisë në SHBA, asokohe LSI, dhe CEZ-DIA.

Të dyja dosjet janë bashkuar në një, ndërkohë që familjes Meta po i hetohet edhe pasuria.

Tre janë akuzat që rëndojnë ndaj Metës, korrupsion në tre raste, pastrim parash dhe mosdeklarim të ardhurash.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy