Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka reaguar në lidhje me provokimin me trenin serb. Në një deklaratë për median paraditen e sotme nga selia PD-së, Basha tha se incidenti serb ishte një provokim dhe plan i mirëpërgatitur. Basha kritikoi si të pamjaftueshëm qëndrimin e kryeministrit Rama.
“Është e pamjaftueshme që reagimi i Shqipërisë të mjaftohet me deklarata në “Facebook”. Kryeministrit i kërkoj të bëjë më shumë sesa reagimi në “Facebook”. Të bëjë detyrën që i takon sa kohë që është kryeministër. Unë e opozita jemi gati të japim kontributin tonë të plotë për përgatitjen e një përgjigjeje reagimi. Për të parandaluar përshkallëzimin e situatës që vjen si rezultat i një plani të mirëpërgatitur dhe provokimeve serbe”, tha ai.



