“1 Maji”/ Qori: Mungon zbatimi i legjislacionit në punë. Ministria e Punës, domosdoshmëri

“1 Maji”/ Qori: Mungon zbatimi i legjislacionit në punë. Ministria e Punës, domosdoshmëri

Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ngre shqetësimin për gjendjen e të drejtave të punëtorëve në Shqipëri, duke theksuar mungesën e organizimit dhe dobësinë e sindikatave në vend. 

 

Në një intervistë për edicionin e lajmeve në MCN TV në kuadër të 1 Majit, ai ngriti si shqetësim mungesën e legjislacionit në punë.

 

Qori u shpreh se punëtorët shqiptarë janë shumë pak të organizuar dhe shpesh nuk kanë lirinë minimale për të ngritur zërin për të drejtat e tyre. 

 

Sipas tij, kjo e bën të vështirë mobilizimin për protesta masive, ndryshe nga vendet europiane si Italia apo Gjermania, ku ekziston një traditë më e fortë e organizimit sindikal dhe mbrojtjes së punëtorëve.

 

Ai bëri të ditur se një protestë është planifikuar pasditen e sotme në orën 18:00 pranë “Partizanit të panjohur”, duke theksuar se orari është përcaktuar për shkak të angazhimeve të punëtorëve gjatë ditës.

 

Në lidhje me propozimin për krijimin e një ministrie të dedikuar për Punën, Qori argumentoi se kjo është një domosdoshmëri. Ai kujtoi se Shqipëria ka pasur më parë një ministri të tillë, por ajo është shkrirë. Sipas tij, prioritet duhet të jetë përfaqësimi i interesave të punëtorëve përpara atyre të biznesit, duke shtuar se niveli i demokracisë në një vend lidhet ngushtë me nivelin e organizimit sindikal.

 

Ai ngriti shqetësimin për mungesën e kontratave kolektive dhe për rastet e largimeve të padrejta nga puna, ku punëtorët nuk kanë mekanizma efektivë për t’u rikthyer në vendin e tyre të punës.

 

Ne jetojmë në diktaturë, jo në jetën e përditshme. Sot diktatura është e pjesshme nis me fillimin e orës së parë në punë. Diktaturë ka kudo ku punëtori nuk është i lirë të ngrejë zërin. Sot është dita më e rëndësishme e vitit për punëtorët. Prodhojnë materialet dhe shërbimet, por punëtori sot nuk ka as liri minimale. Kemi lënë një protestë në orën 18.00 te “Partizani i panjohur”, se njerëzit janë në punë.

 

 Në këto kushte është e vështirë të kemi një masë të madhe punëtorësh që proteston. Ka protesta në Itali, Gjermani, etj., sepse atje ka liri sindikale. Brenda ligjit punëtorët kanë të drejtë të organizohen, gjë që në Shqipëri nuk kemi arritur ta kemi. Ne si Lëvizje Bashkë kemi si kërkesë bazë, ngritjen e një Ministrie Pune. Shqipëria ka pasur ministri Pune, erdhi Edi Rama e shkriu. Ka ngritur ministri për biznesin, por fillimisht duhet të kesh ministri për Punën. Niveli i demokracisë në një vend lidhet me nivelin sindikal në vend.

 

1 Maji nuk është vetëm për punëtorët, pa diskutim është për të drejtat në punë. Por përparimi i të drejtave në punë, e bën demokracinë më të shëndetshme, më të fortë. Është një sistem politik që përfaqëson interesat e shtresave më të gjerë shoqërore. Sot duhet të ishte një ditë, kur të gjithë partitë politike duhet të mbushnin studiot. Ne si Lëvizje Bashkë po organizohemi me qytetarët dhe punëtorët dhe do presim qytetarët në orën 18.00 para “Partizanit të panjohur”. 

 

Nëse nuk i jep punëtorit të drejtën për ta rikthyer në punë, ai që hoqi të parin, do heqë të dytin, tretin, e kështu me radhë. Është domosdoshmëri pasja e kontratave kolektive. Ne mbi të gjitha na mungon zbatimi i legjislacionit në punë. Legjislacioni ynë është pjesërisht i afruar me atë europian. 45% më shumë është rritur numri i të vdekurve në punë brenda një viti. 

 

Nuk di nëse ka ndonjë vend në botë, ku numri i të vdekurve në punë të jetë rritur me 45%. Mungon liria sindikale. Se pa u bërë pjesë e sindikatave, vijnë kërcënimet se do pushohen nga puna. Inspektimet në punë janë që inspektori të marrë zarfin me lekë dhe të shkojë në shtëpi. Sindikatat dhe konfederatat nuk kanë jetë të vërtetë sindikale. Kemi nevojë për sindikata të reja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy