Barbadosi planifikon të heqë Mbretëreshën Elizabetë nga detyra e kreut të shtetit dhe të bëhet republikë.
Dikur koloni britanike, Barbados e fitoi pavarësinë në vitin 1966, por ka mbajtur lidhje zyrtare me monarkinë si disa vende të tjera që dikur ishin pjesë e perandorisë britanike.
"Ka ardhur koha që të lëmë pas plotësisht të kaluarën tonë koloniale", tha guvernatorja e Barbadosit, Gjenerale Sandra Mason, në një fjalim në emër të kryeministrit të vendit, Mia Mottley.
"Qytetarët e Barbadosit duan një kryetar shteti që vjen nga i njëjti vend. Kjo është deklarata përfundimtare e besimit në atë se kush jemi dhe çfarë jemi të aftë të arrijmë. Prandaj, Barbados do të bëjë hapin tjetër logjik drejt sovranitetit të plotë dhe do të bëhet një republikë në kohën kur ne të festojmë 55-vjetorin e pavarësisë".
Ky përvjetor është në nëntor të vitit të ardhshëm.
Sipas Barbados Today, ideja që Barbados të bëhet republikë u diskutua që në vitet 1970.
"Rreziku dhe pasiguria e kohës na detyrojnë të forcojmë themelin tonë. Po kështu, ne jemi të sfiduar të mbështesim strukturat tona tradicionale dhe të gjejmë një arkitekturë më të fortë, më elastike, më të qëndrueshme, mbi të cilën mund të ndërtojmë një strukturë moderne dhe të qëndrueshme për brezat e ardhshëm", tha Mason, sipas gazetës.
"Barbados ka zhvilluar struktura qeverisëse dhe institucione që na kanë cilësuar si "shoqëria me ngjyrë e qeverisur më mirë në botë", ka thënë ajo.



