Gazetarja Ola Xama thotë se shumë grupe kriminale dhe shumë zyrtarë që akuzohen për korrupsion dhe shkelje të barazisë në tendera, i kanë investuar paratë në ndërtim.
Duke folur për emisionin “MCN Economy” lidhur me kullat që po ndërtohen në bregdet, ajo deklaroi se deri në 80% e financimit të tyre janë klering dhe parashitje.
Në vijim shtoi se përveçse kemi një treg të deformuar, shtrohet pyetja se kush është investitori që ka marrë lejet, pa përvojë në biznes dhe pa kapitale të mjaftueshme apo dhe të ardhura, pasi kompania nuk justifikonte me të ardhurat e saj, ndërtimin e gjashtë kullave.
Pikëpyetja tjetër që ngriti Xama, është se pse te këto kulla asnjëherë nuk shihet përfshirja e investitorëve të huaj, në një kohë që është një sektor me marzh të madh fitimi.
Kullat nuk janë aspak estetike, sidomos kur në bregdetin e jugut kemi arritur deri diku para disa vitesh të mbrojmë standardet mjedisore, duke shmangur golemizimin, me betonizim. Nuk di nëse nga pikëpamja turistike do të thithnim turistin, për natyrën apo bregun e virgjër. Por nuk do arrija të kuptoja as konceptin ekonomik, për ofrimin e shërbimeve në jug.
Kemi ndërtesa në Vlorë, por kryesisht në qendër. Himara është bashkia kryesore që menaxhon dhe zonat e tjera. A do jetë e njëjta linjë duke ndërtuar pallate dhe apartamente? Cila do jetë kategoria e turistëve që do vijë. Do fokusohemi dhe në jug te turizmi masiv, apo një turizëm elitar. Apo do të kushtojë më shumë qëndrimi dhe do të mbrojmë më shumë standardet e natyrës.
Te pjesa estetike absolutisht që nuk po pëlqejnë. Lloji i turistëve që vijnë për Ballkanin janë Mali i Zi, Kroacia dhe Greqia. A kemi parë kulla atje? Jo! I gjithë PR që bëhet është hajde të investohen para në kulla. Në Tiranë janë mbi 50 mijë apartamente që janë bosh. Sektori me riskun më të madh për të pastruar paratë, është sektori i ndërtimit.
Shumë grupe kriminale dhe shumë zyrtarë që akuzohen për korrupsion dhe shkelje të barazisë në tendera, i kanë investuar paratë në ndërtim. Investimi në kulla bëhet për të “parkuar” paratë. Në ndërtim me dy muaj me një transaksion për një apartament, pastron paratë.
Ndërsa lejet janë dhënë në favor të një kompanie në pronësi të një 23-vjeçareje, Xama u shpreh se një gjë e tillë ngre pikëpyetje.
Kjo pyetje shtrohet për shumicën e kompanive në bazë të vendimeve të zbardhura nga KKT se ku është kapitali i tyre. Metodologjia e gjetur janë klasifikimi i lejeve dhe pronarëve që kanë marrë leje në Tiranë.
Deri në 80% e financimit të tyre janë klering dhe parashitje. Përveçse kemi një treg të deformuar, shtrohet pyetja kush është ky investitor pa përvojë në biznes dhe kapitale të mjaftueshme apo dhe të ardhura se kompania nuk justifikonte me të ardhurat ndërtimin e gjashtë kullave me katër kate.
Pse te këto kulla asnjëherë nuk shohim përfshirjen e investitorëve të huaj, në një kohë që është një sektor me marzh të madh fitimi.



