Hetimet e policisë së Vlorës kanë çuar në identifikimin e trupit të pajetë që u gjet dje në Sazan të Vlorës. Viktima është Ardian Hidaj, 46 vjeç. Sipas policisë, ai dyshohet se ka humbur kontaktet me familjarët më datë 11 prill, duke peshkuar në Karaburun.
Nga kqyrja që i është bërë trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Sipas ekspertizës mjeko ligjore ka rezultuar se shkaku i vdekjes është mbytja në ujë (det). Lidhur ngjarjen policia po heton në dy pistat të mundshme: ajo e aktivitetit të tij lidhur me peshkimin si dhe nga ana tjetër është bërë e mundur dhe gjetja e një gomoneje me drogë, ku dyshohet se mund të jetë i përfshirë viktima. Por sipas tij më shumë gjasa mund të jetë puna e tij si peshkatar.



