
Elvin Meka, ekspert ekonomie tha në studion e MCN Economy se historikisht sektori më i mbështetur nga bankat ka qenë tregtia, ndërkohë që vitet e fundit ka hyrë turizmi dhe ndërtimi.
Sipas Mekës bankat nuk përcaktojnë kë do të mbështesin, ato ndjekin politikat e zhvillimit.
U bë disa vjet 2-3 vjet që janë po të njëjtët sektorë që vijojnë t’i japin ton jo vetëm zhvillimit ekonomik rritje ekonomike. Janë sektorë që zënë pjesën më të madhe në rritjen ekonomike. Kuptohet që po këto sektorë do të përkrahen nga ana e sektori bankar.
Historikisht sektori më i mbështetur ka qenë tregtia, tani vitet e fundit ka hyrë turizmi. Ndërtimi ka marrë hov, sidomos pas 2013.
Ka një rritje të vazhdueshme të kredisë për strehim. Ky sektor mbetet nga më të financuarit të ekonomisë, qoftë nga ana e biznesit, dhe qoftë nga ana e konsumatorit. Industria nxjerrëse ka ritëm, detyrohet të mbulojë rëniet reale në pjesën tjetër të sektorit të industrisë.
Bankat nuk mund të jenë përcaktuese, ato ndjekin politikat e zhvillimit.
Kemi financim modest të bujqësisë në raport me sektorët e tjerë. Pavarësisht se Shqipëria përballet me paradokse, kemi 47% e popullatës që jeton në fshat, i cili në totalin e përgjithshëm të PBB kontribuon me 17.5% dhe merr financim shumë herë më të vogël, jo vetëm me peshën që ka në ekonomi, me peshën e popullatës që mbulon. Nuk mund të fajësohen bankat, por ky është modeli i zhvillimit ekonomik që është projektuar dhe orientuar nga politikat qeveritare.



