SHBA nuk do të ndalojë së mbështeturi Ukrainën në konfliktin e saj me Rusinë, tha presidenti Joe Biden në fjalimin e tij për Gjendjen e Bashkimit të enjten mbrëma.
Presidenti rus Vladimir Putin është i prirur për të “mbjellur kaos nëpër Evropë”, pohoi Biden.
“Nëse dikush në këtë dhomë mendon se Putini do të ndalet në Ukrainë, ju siguroj se nuk do ta bëjë këtë”, tha Biden në Kongres. Ai vazhdoi të përsërisë thirrjen e tij drejtuar republikanëve të Dhomës për të ndaluar bllokimin e ndihmës shtesë ushtarake për Kievin.
“Ukraina mund ta ndalojë Putinin nëse qëndrojmë me Ukrainën dhe sigurojmë armët që i nevojiten për të mbrojtur veten”, tha ai.
Duke iu drejtuar ligjvënësve dhe personaliteteve të huaja në Kapitolin e SHBA, Biden përsëriti se administrata e tij nuk ka plane të dërgojë trupa amerikane për të luftuar drejtpërdrejt Rusinë.



