Gazetari Arsen Rusta ka dhënë detaje të reja në lidhje me hetimin e SPAK për çështjen Aruba, grupit kriminal të Salvador dhe Isa Aliut si dhe krijimit të medias “Abeg Tv” së financuar nga paratë e pista.
Në një lidhje me studion e MCN Live, Rusta tha se media u financuar nga grupi kriminal me qëllim për të bërë presione dhe për të fituar tendera publikë në mënyrë të paligjshëm.
Duke iu referuar dosjes 1 mijë faqëshe, Rusta tha se dyshohet se tek AMA është dhënë ryshfet 30 mijë euro për marrjen e licencës, por që më pas është hequr në 2022.
SPAK po verifikon dhe veprimtarinë e bankave të nivelit të dytë pasi rezultojnë 580 llogari të përdorura jo vetëm nga grupi i Arubës, por edhe ai i Salvador dhe Isa Aliut, ku deri më tani janë dokumentuar 40 mln euro.
Prej disa ditësh ka qenë në kërkim, por është dorëzuar në polici dhe ndaj tij është konfirmuar masa arrest në shtëpi.
Ndodhet në Tiranë, është ekzekutuar masa e moslargimit nga Shqipëria dhe arresti në shtëpi.
Si pjesë e këtij hetimi po verifikon dhe veprimet e ish-anëtarëve të AMA-s se në periudhën kur është licencuar Abeg Tv, por edhe radio dhe një portal që ka funksionuar me staf të plotë. Rezulton një listë e gazetarëve të njohur. Një prej tyre ka qenë këshilltar i ish-ministrit Hoxha. Po verifikohen veprimet e AMA-s pasi dyshohet se është paguar një ryshfet 30 mijë euro. Rezulton që ky grup kriminal e kishte krijuar median me qëllim që të ishin të paprekshëm nga institucionet shtetërore dhe sa herë që do të kishin një problem do ta përdorin media për të bërë presione dhe për të ndikuar tek zyrtarët.
Flitet në dosjen voluminoze prej 1 mijë faqesh dhe për marrjen e tenderave dhe për të ndikuar për të përfituar tendera në mënyrë të paligjshme.
Është hera e parë që SPAK dokumenton përfshirjen e një mediaje që ka marrë licencë, të bëjë investim dhe të jetë aktive në treg. Ka qenë ndërhyrja e AMA-s për t’i hequr licencën.
Faza tjetër është verifikimi i veprimtarisë së bankave të nivelit të dytë pasi rezultojnë 580 llogari të përdorura j vetëm nga grupi i Arubës, por edhe ai i Salvadore dhe Isa Aliut për të pastruar vlera të konsiderueshme monetare, që deri tani dyshohet në 40 mln euro.



