Bardhi, amendament për paqen fiskale/ Kume: Dyshime për lobim. Mund të përfitojë Bankers (VIDEO)

Bardhi, amendament për paqen fiskale/ Kume: Dyshime për lobim. Mund të përfitojë Bankers (VIDEO)

 Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka dorëzuar një amendament ku kërkon që të mos përjashtohen nga paqja fiskale kompanitë që janë në proces gjyqësor me shtetin. Në një raportim për Mcn Live, gazetari Mariglen Kuma ngriti dyshime për lobim, ku sipas tij mund të favorizohet kompania “Bankers Petroleum”, që operon në Fier. 

 

Amendamentin që kemi zbuluar është propozuar dhe depozituar në Kuvend nga deputeti i PD, Gazment Bardhi. Z.Bardhi si ligjvënës, në draftin paraprak që është sjellë nga qeveria në Komision për diskutim si pjesë e paqes fiskale, është që kompanitë që kanë detyrime tatimore ndaj shtetit dhe janë në proces gjyqësor, do përjashtohen nga falja e detyrimeve tatimore. Z.Bardhi kërkon që të hiqet ky përjashtim dhe të lejohen edhe kompanitë që janë në proces gjyqësor me shtetin, që të jenë pjesë e paketës që do të amnistohen. Ka dyshime për lobim nga bizneset përmes deputetit Bardhi. Kompania që është më në zë që ka proces gjyqësor është Bankers Petrolium, që operon në qarkun e Fierit, ku Bardhi ka qenë drejtues politik. Krijon dyshime për lobim. Bankers është kompania në proces gjyqësor dhe një nga debitorët më të mëdhenj në Tatime”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy