
Dy personat e plagosur në ngjarjen e mbrëmshme në Velipojë janë arrestuar këtë të diel.
Për këtë ngjarje janë arrestuar si bashkëautor të dyshuar të kesaj ngjarje të plagosurit, shtetasit Hasan Verracaku, si dhe nipi i tij shtetasi Elmidin Dyli, të cilet janë në spitalin e tramumes në Tiranë, të dyshuar për kryerjen e vepres penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” në bashkëpunim.
Gjithashtu janë shpalluar në kerkim shtetasit Abedin Verracaku, Shyqyri Verracaku, dhe Besmir Verracaku, vëllezer keta me banim në fshatin Pulaj/Velipojë, Bashkia Shkodër, të dyshuar si bashkëautor të dyshuar në këtë ngjarje, për kryerjen e vepres penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave” & “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” në bashkëpunim,
Gjithashtu pas 16 orësh janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri pistoleta, njëra prej të cilave u gjet në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetra u gjet gjatë kontrollit në hotelin e familjes Gocaj.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në konfliktin me armë.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.



