Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, do të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin, në kuadër të rifillimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
“Është e qartë për mua që duhet të udhëtoj në Serbi dhe Kosovë dhe të dërgoj një sinjal të fortë se dialogu është përparësi për ne”, tha Maas gjatë prezantimit të përparësive të presidencës gjermane të Këshillit të BE-së para Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian në Bruksel.
Maas tha se Gjermania do të mbetet e përkushtuar për vazhdimin e dialogut.
“Këto janë vende që duan një të ardhme evropiane dhe ne nuk duhet t’i lejojmë ata të heqin dorë nga ne, dhe ne e dimë që të tjerët kanë interes të ndikojnë në atë rajon”, është shprehur Maas.



