Nën hetim pasuror, ish-ministri Ilir Beqaj paraqitet në SPAK

Nën hetim pasuror, ish-ministri Ilir Beqaj paraqitet në SPAK

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Në një prononcim për mediat ai mohoi që të ketë lidhje me dyshimet e ngritura ndaj tij për fshehje pasurie me anë të lidhjeve me kompaninë farmaceutike “Delta Pharma”.

Reagimi i Beqajt, vjen një ditë pasi Prokuroria e Posaçme kreu kontrolle në rrjetin farmaceutik "Dit natë" dhe "Avicena" që janë pjese e “Delta Pharma”.

Ky kontroll erdhi në kuadër të hetimit pasuror që po kryhet për ish-ministrin Ilir Beqaj, për afera në sistemin e ilaçeve dhe tenderë me Ministrinë e Shëndetësisë.

Në prononcimin për mediat Beqaj tha:

Së pari ministri nuk bën tendera. Në kohën kur kam qenë ministër, nuk kam pasur asnjë interes financiar me asnjë sipërmarrje farmaceutike në Shqipëri apo me pronarët e tyre. Unë prej vitesh përballem me këto çështje. U bë një kontroll në banesën time, nuk ishte nevoja të thërrisja avokatin sepse ato çfarë ka një familje normale si sende gjenden aty. Ata që erdhën dhe bënë kontrollin më treguan një vendim gjykate për hetimin ndaj një personi tjetër”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy