Andoni: Ka përplasje Rama-Veliaj. Pas 11 majit kryebashkiaku mund të shkarkohet 

Andoni: Ka përplasje Rama-Veliaj. Pas 11 majit kryebashkiaku mund të shkarkohet 

Analisti Ben Andoni tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se pas 11 majit kryeministri Rama do shkojë drejt shkarkimit të Erion Veliajt si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Sipas analistit duket që tanimë ka një përplasje mes kryebashkiakut dhe kryeministrit dhe Veliaj duhet t’i përqendrojë energjitë në përballjen e tij me ligjin, pasi akuzat janë të rënda.

Ai vë në dukje se mesazhet politike u mbyllën që në momentin e listës.

Në mendimin tim bashkia e Tiranës tashmë duhet të ketë zgjedhje të parakohshme sepse kjo vendos pikat mbi i për autoritetin dhe mënyrën si do funksionojë Bashkia e Tiranës. Te pjesa e akuzave që bëhen për personazhe e kështu, do më duhet të dëgjoj akuzat e para të SPAK-ut që të gjykoj, pasi jemi konfuz për situatën. Po duket që është përplasje. Që në fillim fare Rama duhet të qëndronte larg bashkisë, dhe kompetencat e kryetarit duhet t’i merrte dikush me vendim të këshillit. 

Por individët që janë aty kanë frikë të firmosin edhe për punët e tyre, jo më të vendosin për hapa institucionalë. Në këto kushte që është Veliaj, do ketë rrugë të gjatë me drejtësinë, dhe në këtë moment do ishte më mirë që autoritetet të shpallnin zgjedhjet për Bashkinë Tiranë. Duhet shkarkuar kryetari i bashkisë pastaj duhet shkuar më tej. Besoj se Rama do jetë më i qartë pas 11 majit me atë që do bëjë me bashkinë, dhe besoj se do shkojë drejt këtij hapi. 

Duket se ka një përplasje kompetencash dhe një përballje jo normale mes Ramës dhe Veliajt. Për bashkinë, nëse s’do vendosen për zgjedhje të parakohshme, ligji ka mundësi dhe hapësira si mund të drejtohet bashkia. Mesazhet politike u mbyllën që në momentin e listës. Z.Veliaj po zgjat inercinë e tij në pushtetin lokal, sepse ka shpresën që mund të shpallet i pafajshëm, por me akuzat mendoj që energjitë duhet të shkojnë për të pastruar veten dhe për t’u përballur me akuzat e rënda”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy