28 Nëntori nuk shënon vetëm festën e Ditës së Flamurit por edhe daljen për herë të parë publike në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dalja e parë e saj, u bë më 28 nëntor të vitit 1997, në fshatin Llaushë të Skenderajt, pikërisht në ditën e varrimit të mësuesit të shkollës së Llaushës, Halit Geci, i vrarë nga forcat serbe.
Rexhep Selimi, Daut Haradinaj dhe Mujë Krasniqi, kanë qenë të parët që kanë dalë për herë të parë publikisht para opinionit publik, në varrimin e tij, si ushtarë të UÇK-së.
Deklarata e UÇK-së për paraqitjen e saj të parë publike u përgatit nga vetë ushtarët e saj.



