
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kalimi i një fronti te ftohte shoqëruar nga masa ajrore të paqëndrueshme të ftohta dhe të lagështa.
Moti parashikohet me vranësira të dendura në të gjithë territorin shoqëruar me reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave dhe ne pjesën jugore qe ne orët e para te mëngjesit reshje shiu me intensitet te larte ne formën e rrebesheve dhe stuhive. Në zonat malore të vendit në lartësitë mbi 600 metër parashikohen reshje dëbore me intensitet mesatar dhe te larte ne juglindje.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 3 deri 10m/sek,përgjatë vijës bregdetare dhe ne lugina ne momentin e zhvillimit te vranësirave stuhi ere me shpejtësi 20-30m/s duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 6 dhe 7 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zona malore -4 deri 4°C në zona e ulëta 5 deri 10°C në zona bregdetare 7 deri 11°C



