
Prokuroria ka dhënë pretencën për 7 të pandehurit e procesit “Metamorfoza”.
Organi i akuzës ka kërkuar 15 vite burg për Behar Brahoviç.
Organi i akuzës ka kërkuar 14 vjet burg për Pëllumb Gjokën, 11 vjet burg për Edmond Prekën, 10 vjet burg për Asmer Bilalin, 9 vjet burg për Ardit Hasanbegajn, dhe 6 vjet burg për Xhevahir Litën, të cilët akuzohen për vepra penale që lidhen me organizata kriminale dhe veprimtari të paligjshme.
Po ashtu SPAK ka kërkuar të konfiskohet shuma 1 milion e 300 euro, të sekuestruara nga pasuritë e Olti Bistrit.



