Palmer: SHBA njohin datën 30 qershor, si ditën e zgjedhjeve

Palmer: SHBA njohin datën 30 qershor, si ditën e zgjedhjeve

Zv/ ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer ka reaguar lidhur me datën e të zgjedhjeve lokale të caktuar nga presidenti Ilir Meta. Palmer në një intervistë për Zërin e Amerikës, theksoi se SHBA njohin datën 30 qershor, si ditën e zgjedhjeve në Shqipëri. Reagimi i diplomatit të lartë të SHBA, vjen pak orë pas vendimit të Metës që dekretonte 13 tetorin si datën e zgjedhjeve.

Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Mathew Palmer, foli për “Zërin e Amerikës”, lidhur me situatën politike në Shqipëri, duke theksuar se njohin datën 30 qershor si datën e zgjedhjeve.

“Ne presim që zgjedhjet të zhvillohen më 30 qershor, të jenë të qeta e të rregullta”, tha Palmer për “Zërin e Amerikës”, ndërkohë që intervista e plotë do të transmetohet ditën e nesërme.

Presidenti Ilir Meta dekretoi sot 13 tetorin si datë për zgjedhjet vendore, por kryeministri Edi Rama vijon të këmbëngulë për zhvillimin e zgjedhjeve këtë të diel.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy