META heq dorë nga verifikimi i fakteve/ Cukali: Shqipëria nuk është në rrezen e këtij vendimi (VIDEO)

META heq dorë nga verifikimi i fakteve/ Cukali: Shqipëria nuk është në rrezen e këtij vendimi (VIDEO)

Meta ka vendosur të heqë dorë nga verifikimi i fakteve dhe kufizimi i përmbajtjeve në Facebook dhe Instagram, duke ndjekur modelin e platformës X të Elon Musk.

Kreu i Këshillit Shqiptar të Medias Koloreto Cukali tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se Zuckerberg e ka marrë këtë vendim për shkak të kostove të larta dhe për shkak të përpjekjeve për të ndërtuar marrëdhëniet me Trump.

Cukali tha se momentalisht Shqipëria nuk është në rrezen e këtij vendimi, pasi ky vendim është vetëm për SHBA-në.

Drupal Ad

 

Unë nuk kam qenë një fans i madh i mënyrës si është zgjidhur monitorimi i përmbajtjes në internet. Ka pasur plot problematika. Propozimi i tij ka nxjerrë disa probleme të mëdha. Pse e bën? Besoj se është çështje kostosh. Janë dhjetëra miliardë dollarë që Meta ka shpenzuar për të bërë këtë gjë, që kur e lançoi si iniciativë në 2017-2018. Ka harxhuar ekstra për të bërë të mundur këtë monitorim dhe kontroll.

E dyta unë mendoj që është përpjekje e Zuckerberg, përpiqet të ndërtojë marrëdhëniet me Trump duke u treguar si i fortë ndaj rregullatorëve europianë, se të gjitha kjo është në kontradiktë të madhe me një rregullore shumë të rëndësishme europiane, DSA që i kërkon platformave platformave të hapin algoritmet,  të monitorojnë gjuhën e urrejtjes etj. që i bën platformat të mos jenë të lira për të bërë çfarë të duan. Meta po përpiqet të shfrytëzojë situatën konfliktuale me Trump  që është kundër rregullatorëve. Ndoshta është një përpjekje e tij për t’u afruar me Trump. Nuk jam i lumtur me propozimin që ky factchecking të zëvendësohet me një rregullator nga ana e komunitetit, ku komuniteti do përcaktojë çfarë përmbajtje është e lejueshme dhe çfarë jo, se lë hapësirë për manipulim. Në Shqipëri tonë të vogël kushdo që ka aftësinë për të mbledhur 5 mijë veta për të raportuar një artikull në  Facebook mund ta bëjë.

Zuckerberg kishte plane për SHBA, nuk tha nëse kjo iniciativë do bëhet për Europën. Për momentin nuk jemi në rrezen e këtij vendimi. Dëmi do të jetë i madh. Ne kemi pasur probleme me platformat. Shqipja është gjuhë e vogël, platformat e kanë pasur jashtë vëmendjes së tyre monitorimin e përmbajtjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy