
Fatos Malaj, kandidat për deputet në Greqi deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv se ekspertët mendojnë se zgjedhjet e 21 majit nuk do të arrijnë të formojnë një qeveri as nëpërmjet një koalicioni kështu që do të ketë një raund të dytë.
Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Malaj tha se partia PASOK- u ku ai aderon dhe që ka mbështetur gjithmonë emigrantët shqiptarë nuk do të bëjë koalicion as me Tsipras dhe as me Mitsotakis dhe se në kushtet që ka vendosur për një bashkëqeverisje është bashkërendimi i programit.
Kam rreth 20 vite që aderoj tek PASOK-u. Ishte e vetmja forcë që përkrahu emigrantët shqiptarë në Greqi. Akoma pa filluar dhënia e nënshtetësisë greke, kjo forcë i jepte të drejtën të zgjidhin dhe të zgjidheshin në organet drejtuese. Kjo forcë që ka kaluar ligjet më të rëndësishme në favor të emigrantëve. I dha emigrantë të brezit të dytë, fëmijëve të emigrantëve, marrjen së nënshtetësisë. Kjo forcë në 2010 bëri revolucion duke i dhënë të drejtën të votonin në zgjedhjet lokale pa pasur nënshtetësinë greke. Të gjitha këto më shtynë të jem pjesëtar i kësaj force dhe në dy legjislatura të jem kandidat për deputet.
Besoj dhe jam i bindur dhe që të gjithë ekspertët mendojnë se do të ketë zgjedhje të dyta se me ligjin e vjetër nuk do të ketë ngritje të qeverisë, nuk do të ketë koalicione që do të plotësojnë numrat për të formuar një qeveri. Do të ketë zgjedhje të dyta. Sondazhet tregojnë që do të ketë koalicion për bashkëqeverisje edhe në zgjedhjet e dyta.
Partia jonë ka vendosur kushte, vizat e kuqe që pa kaluar programin saj në fushën e ekonomisë, punësimit, emigracioni ,shëndetit dhe arsimit nuk do të marrë pjesë në asnjë qeveri për bashkëqeverisje.
Është shpejt për të biseduar për koalicione. Çdo forcë garon me programin e saj, pas zgjedhjeve do të shohin forcat për mundësinë e bashkëpunimeve nëse programet përputhen apo kanë diçka të përbashkët. Kryetari i PASOK-ut është shprehur se kërkon të bashkë qeverisë po as me Tsipras dhe as me Mitsotakis por me një figurë që do jetë e pranueshme nga të gjithë qytetarët grekë.



