Dosja "Habilaj", Prokuroria urdhër-arreste për 3 drejtues të policisë Vlorë. Ja cilët janë

Dosja "Habilaj", Prokuroria urdhër-arreste për 3 drejtues të policisë Vlorë. Ja cilët janë

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka firmosur 3 urdhra arresti për tre drejtues të policisë në Vlorë në kuadër të hetimeve për dosjen e ish-ministrit Tahiri dhe “Habilajve”.

Efektivët e policisë së shtetit akuzohen se kanë kryer shpërdorim detyre në lidhje me aktivitetin kriminal të grupit Habilaj.

Organi i akuzës i akuzon efektivat e policisë për veprime dhe mosveprime që kanë të bëjnë me aktivitetin kriminal të tyre.

Pas urdhrave të lëshuar nga ana e Prokurorisë, Policia e Shtetit ka nisur aksionin për ekzekutimin e arresteve.

Në Tiranë dhe në Vlorë ka prani të shtuar të forcave policore pranë banesave dhe zyrave të zyrtarëve në hetim.

Por burime për ‘Panorama’ bëjnë me dije se tre urdhërarrestet janë për tre ish drejtorët, atë të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, atë të Shkodrës Alban Çela dhe për ish-drejtorin e postës së Dhërmiut Sokol Bode. Urdhërarresti është përcjellë policisë për ekzekutim.

Jaeld Çeka ka qenë nën drejtor në Policinë e Durrësit për dy vite gjatë mandatit të parë qeverisës të qeverisë Rama dhe më  pas është emëruar në postin e drejtorit në Policinë e Vlorës. Si drejtor në Vlorë ka qëndruar nga shtatori i vitit 2014 deri në prill të vitit 2017. Më pas është larguar nga ministri i ri i brendshëm Fatmir Xhafa.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy