Virozat e stinës janë evidente edhe në këtë fillimvere dhe janë rikthyer në masë te fëmijët.

Nisur nga kjo, mjekja pediatre Sonila Brati, në një komunikim për ‘MCN live’, pohon se janë shtuar rastet e fëmijëve me temperaturë të lartë shoqëruar me bajame të qelbëzuara.
Sipas pediatres, mjekimi në këto raste rëndom zgjat deri në 10 ditë.
Edhe pse jemi në stinën e verës, virozat e stinës janë evidente, edhe pse më të zbutura s enë pranverë dhe në maj që ishin të ngarkuara.
Por në fakt vazhdojnë të na paraqiten fëmijë që vijnë tene, veçmas ata të çerdheve dhe të kopshteve pasi ata të shkollave tashmë janë mbyllur dhe janë më pak në numër.
Ka disa viroza që qarkullojnë këto ditë dhe janë evidente të fëmijët e para vrazhdojmë të kemi temperatura të larta që shkojnë edhe deri në 40 dhe pastaj mund të kalojnë dhe të komplikohen edhe në problematika të tjera si bajamet e qelbëzuara që po i hasim më shumë këto ditë te fëmijët.
Duhen kuruar me antibiotik sepse komplikimet që bëjnë, temperatura është shumë e lartë vështirësitë në të ushqyerit e fëmijëve, lodhja e madhe që te ata paraqet, patjetër që do një mjekim të zgjatur që mund të kaloj edhe deri në 10 ditë në të shumtën e rasteve.
Pos virozëve të stinës, pediatrja thotë se janë në qarkullim poashtu edhe rastet e e fëmijëve të sëmurë me gripin e syrit.
Gripi i syrit është një patologji që qarkullon në kohë të caktuar.
E kemi pasur edhe në dimër gjë që është e pazakontë, ndërkohë që kemi tashmë një rikthim në çerdhe dhe kopshte dhe është ngjitëse dhe poashtu mund të transmetohet edhe brenda në familje, ku mund të infektohet të gjithë. Duhet kujdes i shtuar dhe shkuarja te mjeku, të mbahet higjiena, ilaç me pika, peshqir me vehte për fëmijët.
Fëmija i prekur nga gripi i syrit mund të përbejnë infeksion dhe të kaloj për 3-4 ditë, shto kësaj faktin se kemi pasur sivjet alergji të mëdha dhe këto kanë sjellë problematikë të mëdha sa i takon gripit të syrit.



