Plagoset me armë zjarri një i mitur në Tiranë

Plagoset me armë zjarri një i mitur në Tiranë

Policia e Tiranës njofton se sot, rreth orës 17:10, ka marrë informacion për një shtetas të mitur, 15 vjeç, i cili ka paraqitur kërkesë për ndihmë mjekësore në spital.

Dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në një piceri pranë zonës së ‘Ali Demit’, i mituri është plagosur me armë zjarri.

Aktualisht, 15-vjeçari ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, së bashku me grupin hetimor, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë arritur të identifikojnë autorin e dyshuar. Për arsye hetimi, identiteti i tij nuk është bërë i ditur ende.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy