Hetimi i SPAK për diplomën e Këlliçit/ Xama: Hetimi nuk ka vlerë penale dhe u kushton taksapaguesve

Hetimi i SPAK për diplomën e Këlliçit/ Xama: Hetimi nuk ka vlerë penale dhe u kushton taksapaguesve

Gazetarja Ola Xama, e ftuar në emisionin "Të paekspozuarit" në MCN tv, ka komentuar hetimin e SPAK për diplomën e ish-deputetit të PD-së, Belind Këlliçi, i cili është kallëzuar nga avokati Idajet Beqiri për dyshimin se ka falsifikuar diplomën e gjimnazit.

Sipas Xamës, kjo çështje mund të shqyrtohet në aspektin moral për Këlliçin si politikan, por nuk ka vlerë në nivelin penal.

Nëse hetimi lidhet me pasurinë e tij dhe deklarimin e saj, SPAK ka të drejtën për ta hetuar, por për çështjen e falsifikimit të diplomës, kjo është vetëm një çështje që mund të analizohet nga media dhe opinioni publik, duke e gjykuar atë në nivelin etik.

Hetimi për falsifikimin e diplomës, nëse do të ndodhte, nuk do të kishte asnjë ndikim në nivelin penal, pasi vepra penale e falsifikimit dënohet me 3 vite burg, por kalon pas 5 vitesh dhe nuk ka asnjë dënim efektiv.

Kjo, do të ishte një humbje kohe dhe mund të dëmtonte taksapaguesit, pasi ka një kosto për hetimin dhe përpjekjet që nuk sjellin rezultat penal.

Janë orë të tëra pune të prokurorëve, që marrin në pyetje në lidhje me këtë hetim që në fund shkon nul dhe ushqen vetëm debatet politike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy